“Ora e Pritjes” kalon kufijtë e Kosovës, mërgata nis numërimin drejt 16 shtatorit

“Ora e Pritjes” ka kaluar kufijtë e Kosovës, duke nisur numërimin drejt 16 shtatorit edhe në mesin e mërgatës shqiptare në Evropë. Nismës i është bashkuar fillimisht qyteti i Düsseldorfit në Gjermani, ku bashkatdhetarë dhe aktivistë nga Kosova kanë vendosur orën në qendër të qytetit. Organizatori i aktivitetit, Hektor Beqiri, tha se vendosja e “Orës së Pritjes” shpreh mbështetjen e mërgatës për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me proceset gjyqësore në Hagë. Sipas tij, kjo nismë synon të përcjellë një mesazh të qartë të solidaritetit dhe pritjes për drejtësi, liri dhe kthimin e tyre në Kosovë. Nga Kosova në Evropë, “Ora e Pritjes” synon të shndërrohet në një simbol të mobilizimit të mërgatës në prag të 16 shtatorit, me mesazhin: Kosova pret, mërgata pret, ndërsa numërimi drejt ditës së shumëpritur ka nisur.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa: Ligji për Specialen e përmbushi efektin politik, tani nevojitet angazhim diplomatik e juridik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet politik dhe bashkërendim institucional …