Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar mosfunksionimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar të papranueshme marrjen e pagave nga deputetët pa zhvilluar punën e rregullt parlamentare. Sadiku ka thënë se deputetët që janë betuar tashmë kanë marrë pagat, ndërsa për vete ka bërë të ditur se kjo është paga e katërt që merr nga Kuvendi. Ai ka theksuar se gjatë kësaj periudhe deputetët do të mund të punonin në komisione, të shqyrtonin ligjet në pritje dhe të propozonin politika në interes të qytetarëve. “1,500 euro rrogë, me dy seanca të çuditshme, është për besë keq”, ka shkruar Sadiku në Facebook. Në fund, deputeti i LDK-së i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që ta thërrasë seancën e Kuvendit dhe të mos vazhdojë, siç i ka cilësuar ai, me bllokada dhe manipulime.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
