Janina Ymeri: 95 për qind e tepricës së KEK-ut u shit përmes ALPEX

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar për mënyrën e shitjes së energjisë elektrike të tepërt nga Korporata Energjetike e Kosovës gjatë muajve korrik dhe gusht. Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka bërë të ditur se rreth 95 për qind e energjisë së tepërt të KEK-ut gjatë kësaj periudhe është shitur përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX), me vlerë totale prej 10.2 milionë eurosh. Ajo e ka lidhur këtë zhvillim me kërkesat për llogaridhënie dhe presionin publik lidhur me mënyrën e tregtimit të energjisë. “Kur ka kërkesë për llogaridhënie dhe presion nga të gjithë, gjërat ndryshojnë”, ka shkruar Ymeri. Deputetja ka kërkuar që të ndalen praktikat e tregtimit të energjisë përmes marrëveshjeve të mbyllura “1 me 1”, si dhe tenderët jo publikë dhe procedurat me negociata që, sipas saj, nuk justifikohen nga ndonjë situatë urgjente. “Kjo as që duhet të diskutohet”, ka deklaruar Ymeri, duke kërkuar që energjia e tepërt të tregtohet përmes mekanizmave transparentë dhe të hapur të tregut.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa: Ligji për Specialen e përmbushi efektin politik, tani nevojitet angazhim diplomatik e juridik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet politik dhe bashkërendim institucional …