Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar konsultimet publike me banorët e të gjitha vendbanimeve.

Sonte, takimi i parë është mbajtur në fshatin Lloshkobare, me banorët e fshatrave Slivovë, Lloshkobare, Koshare, Dremjak dhe Kosinë, ndërsa takimi i dytë është mbajtur me banorët e fshatrave Jezerc, Nerodimë e Epërme, Nerodimë e Poshtme, Balaj dhe Manastirc.

Në hapje të këtyre takimeve, drejtori i Urbanizimit, Arbër Bytyqi, ka folur për rëndësinë e konsultimeve me qytetarët, duke theksuar se Plani Zhvillimor Komunal është një nga proceset më të rëndësishme për qytetin dhe qytetarët e Ferizajt.

Gjatë takimeve janë diskutuar projekte të ndryshme me rëndësi të veçantë për banorët, ndërsa qytetarët e pranishëm kanë parashtruar pyetje dhe kërkesa të ndryshme. Përgjigje dhe sqarime kanë dhënë drejtuesit e kompanisë INSI, si dhe drejtuesit e Drejtorisë së Urbanizimit.

Takimi i radhës do të mbahet me banorët e këtyre fshatrave: Mirosalë, Sojevë, Zllatar, Dardani, Bibaj, Fshat i Vjetër, Gurëz, Komogllavë dhe Rakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mirëpriti pjesëmarrëset e “Miss Freedom of the World 2026”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mirëpritur sot pjesëmarrëset e edicionit ndërkombëtar “Miss …