Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se komuna e Deçanit ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e pjesëmarrjes në marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator, organizuar nga Platforma qytetare “Liria ka Emër”.

Në postimin e tij kryetari Ramosaj ka shkruar: Sot, në takim me drejtorët komunal dhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Deçan, u koordinuam për organizimin e pjesëmarrjes në protestën e 12 shtatorit.

Më 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të bashkohemi të gjithë në mbështetje të luftëtarëve të lirisë dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bashkë, për dinjitetin e luftës dhe çlirimtarëve tanë, ka shkruar Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj, priti në takim Kolonelin Giuseppe De Blasi, Komandant i Komandës Rajonale Perëndimore

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim Kolonelin Giuseppe De Blasi, …