Kryetari Smajl Latifi: Flora Brovina ishte një zë i fuqishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë

Me rastin e ndarjes nga jeta të Dr. Flora Brovina, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në postimin e tij në Facebook, se Dr. Flora Brovina ishte një zë i fuqishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.

“Sot, me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës, një grua e guximshme, e përkushtuar dhe një zë i fuqishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë. Mjeke, poete, veprimtare atdhetare dhe dëshmitare e shumë prej periudhave më të vështira të vendit tonë, ajo la pas një emër që do të kujtohet me respekt.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Brovina, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën!

U prehtë në paqe”, përfundon postimi i kryetarit Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva intensifikon fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore, vetëdijesohen edhe nxënësit

Komuna e Malishevës po vazhdon angazhimin për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, përmes aktiviteteve …