Një pritje e jashtëzakonshme, plot ngrohtësi dhe respekt iu bë Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe bashkëpunëtorëve të tij nga bashkatdhetarët tanë në Saint-Julien-en-Genevois.
Kjo pritje u organizua nga Shoqata “Iliria”, me përkushtimin e kryetares Lule Hoxha-Deda dhe veprimtarëve Naser Hajrullahu,Shaip Deda,Gafurr Ademi si dhe këshilltares komunale të Saint Julien-it, Minavere Bislimi së bashku me strukturat komunale dhe shoqatat kulturore franceze, të cilat i falënderojmë për mikpritjen, bashkëpunimin dhe organizimin e mrekullueshëm.
Ishte një mbrëmje e veçantë, ku u ndje fuqishëm dashuria për vendlindjen, respekti dhe lidhja e fortë që bashkatdhetarët tanë vazhdojnë ta ruajnë me Vitinë dhe Kosovën.