Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike dhe institucionale në vend, duke kërkuar veprim të shpejtë institucional pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Tahiri ka thënë se Kosova ndodhet përballë një situate të ndërlikuar institucionale, ndërsa ka theksuar se prioritet duhet të jetë gjetja e një rruge kushtetuese për kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Speciale. Kosova, me gjysmë kryeministër, me gjysmë presidente, me Kuvend të pakonstituuar dhe me barrën e madhe të padrejtësisë ndaj liderëve të UÇK-së, duhet shpejt ta gjejë rrugën e duhur kushtetuese, në mënyrë që me prioritet t’i qaset korrigjimit të vendimit të padrejtë të Gjykatës Speciale”, ka shkruar Tahiri. Ajo ka vlerësuar se zhvillimet aktuale kërkojnë, sipas saj, funksionim dhe përgjegjësi institucionale në mbrojtje të interesave që i konsideron prioritare për shtetin. “Ky është momenti të tregojmë aftësinë e shtetit në shërbim të interesave prioritare”, ka shkruar Tahiri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
