Alkena Dervishaj: “Me Ramushin President, ndryshe këndohet kënga”

Aktivistja Alkena Dervishaj ka bërë thirrje që Ramush Haradinaj të votohet për President të Kosovës, duke e lidhur kandidaturën e tij me të kaluarën e tij si pjesëtar i UÇK-së dhe me proceset gjyqësore në Hagë. Dervishaj ka argumentuar se zgjedhja e Haradinajt në krye të shtetit, sipas saj, do të ndikonte në përballjen e Kosovës me atë që ajo e cilëson si narrativë të Serbisë për kriminalizimin e shtetit të Kosovës. “Jepjani votën Ramushit për President! Ku doni në zgjedhje? A po e dini që veç ai qaty e djeg narrativën e Serbisë për kriminalizim të shtetit të Kosovës?”, ka shkruar ajo. Duke iu referuar proceseve në Hagë, Dervishaj ka thënë se prania e një figure të UÇK-së në krye të shtetit do t’i kundërvihej, sipas saj, përpjekjeve diplomatike të Serbisë ndaj Kosovës. “Kur e ki UÇK-në dhe dy herë i pastruar në Hagë, në krye të shtetit, çdo tentativë diplomatike armike për me cenu këtë vend bie”, ka shkruar Dervishaj. Në fund të reagimit të saj, ajo ka bërë thirrje për reflektim politik, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Kthjelluni. Ndryshe këndohet kënga me Ramushin President.”

Kontrolloni gjithashtu

Ante Gotovina: Në Hagë, nuk ishte gjyq kundër meje, por kundër ushtrisë kroate – sot UÇK-ja është në gjyq

Gjenerali kroat Ante Gotovina ka folur për përvojën e tij para Tribunalit të Hagës, duke …