Në Drobesh të Vitisë, u hap pika e re e Plus Market, rrjeti i marketeve pa produkte serbe

“Plus Market” me pronar Sylejman Neziri të shtunën me 26 shtator, në Drobesh të Vitisë, hapi pikën më të re, të katërtën me radhë të shitjes dhe do të jetë marketi në të cilën konsumatorët mund të kenë shumë zgjidhje në produkte, sidomos të vendit.

E veçantë e këtij marketi është që i njëjti nuk posedon në shitje asnjë produkt me prejardhje nga Serbia.

Në hapjen solemne të marketit në Drobesh ndër mysafirë të shumtë present ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.

Ai tha se hapja e këtij marketi sjell një investim të ri në komunë dhe mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat.

Gjatë vizitës, kryetari Haliti përgëzoi drejtuesit për investimin dhe vlerësoi angazhimin e tyre për promovimin e prodhimeve vendore dhe krijimin e kushteve të mira të punës për punonjësit.

Ai theksoi se investimet që mbështesin prodhuesit vendorë dhe hapin vende të reja pune kanë rëndësi për zhvillimin ekonomik të Vitisë. Kryetari Haliti u uroi suksese drejtuesve dhe stafit të “Plus Market”, me pronar, z. Sylejman Neziri.

Kontrolloni gjithashtu

UBT diplomon gjeneratën e 23-të, Hajrizi: Dija është pasuria që askush nuk mund t’ua marrë

Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në historinë …