Nëntë vota pro, asnjë kundër – Komisioni i jep dritën e gjelbër ndryshimit të Ligjit për Specialen”

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Projektligji është shqyrtuar dhe votuar të hënën, pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. Të nëntë deputetët e pranishëm në mbledhje votuan në favor, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime. Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorolli, deklaroi në fillim të mbledhjes se Lëvizja Vetëvendosje do ta mbështeste Projektligjin. Ai tha se, sipas vlerësimit të tij, këto ndryshime është dashur të bëheshin që në vjeshtën e vitit 2015. Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, gjatë arsyetimit të nismës për ndryshimin e Ligjit, deklaroi se synimi është që Dhomave të Specializuara t’u kufizohet një pjesë e juridiksionit. Pas votimit unanim në Komisionin për Legjislacion, Projektligji kalon për shqyrtim dhe votim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: PDK-ja nuk i ikën përgjegjësisë, Ligji për Dhomat e Specializuara nuk pret

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja po vazhdon angazhimin …