IKD kërkon nga presidentja Shiroka-Pula të qartësojë qëndrimet për 10 çështje shtetërore

Instituti i Kosovës për Drejtësi, pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës, i ka kërkuar asaj që në fillim të mandatit të paraqesë publikisht vizionin dhe qëndrimet e saj për çështjet kryesore institucionale dhe shtetërore. IKD vlerëson se Presidentja ka rol të rëndësishëm në garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve, përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit, drejtësinë, sigurinë, politikën e jashtme dhe mbikëqyrjen e institucioneve të pavarura.Sipas IKD-së, Shiroka-Pula duhet të sqarojë qëndrimet e saj për 10 fusha kryesore:

  • funksionimin kushtetues dhe demokratik të institucioneve;
  • Dhomat e Specializuara, personat e zhdukur dhe drejtësinë për viktimat;
  • partneritetin me SHBA-në, BE-në dhe integrimin euroatlantik;
  • pavarësinë nga partitë politike dhe përfaqësimin e të gjithë qytetarëve;
  • kthimin e ligjeve në Kuvend për rishqyrtim dhe mbrojtjen e interesit publik;
  • sundimin e ligjit dhe emërimet në sistemin gjyqësor e prokurorial;
  • luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e institucioneve të pavarura;
  • dialogun Kosovë-Serbi, sovranitetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare;
  • sigurinë kombëtare, FSK-në dhe situatën në veri të Kosovës;
  • të drejtat e njeriut, komunitetet, mirëqenien sociale dhe llogaridhënien para qytetarëve.

IKD ka kërkuar veçanërisht që Presidentja të deklarohet për procesin përmes të cilit është zgjedhur, përkatësisht nëse vlerëson se zgjedhja e saj është bërë në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Kastrati: AAK-ja tregoi qëndrim prej burrështetasi, PDK-ja dhe LDK-ja i frikësohen Kurtit

Ish-deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka vlerësuar rolin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë …