Fatmir Limaj: “Serbia e di çfarë ka humbur, por ne ende s’e kemi kuptuar çfarë kemi fituar”

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për sakrificat e luftës dhe për atë që e cilëson si propagandë kundër UÇK-së, lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ai ka vlerësuar se shoqëria kosovare ende nuk e ka kuptuar plotësisht rëndësinë dhe pasojat e çlirimit të vendit. “Serbia e di se çfarë ka humbur, por problemi është që ne shqiptarët ende s’e kemi kuptuar se çfarë kemi fituar”, tha Limaj.  Duke folur për debatin rreth luftës çlirimtare, Limaj tha se disa njerëz, sipas tij, përpiqen të japin shpjegime të ndryshme për lirinë e Kosovës, por shmangin atë që ai e konsideron arsyen kryesore: luftën e UÇK-së. “Deri sa është kjo propagandë, fatkeqësisht ende ka në mesin tonë njerëz që nuk e kanë të qartë se cili është produkti i luftës çlirimtare”, u shpreh ai. Limaj shtoi se, sipas tij, liria e Kosovës duhet të lidhet drejtpërdrejt me luftën çlirimtare dhe sakrificën e atyre që morën pjesë në të.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja shpreh shqetësim për pjesëmarrjen e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për raportimet se Milan Radoiçiq, i akuzuar në Kosovë për …