BE-ja paralajmëron takim Kosovë–Serbi, por pa datë dhe pa garanci për përparim

Bashkimi Evropian po e mban të hapur mundësinë e një takimi të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por pa caktuar datë dhe pa dhënë ndonjë sinjal konkret se si synon ta nxjerrë dialogun nga bllokada e vazhdueshme. Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka deklaruar se përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, është e gatshme të presë së shpejti një takim të tillë. Megjithatë, Brukseli nuk ka bërë të ditura hollësi për përgatitjet apo kohën e mundshme të zhvillimit të tij. “Siç ka thënë vazhdimisht përfaqësuesja e lartë Kallas, ajo është e gatshme të presë së shpejti një takim të nivelit të lartë. Çdo takim të ardhshëm do ta njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian. Pavarësisht deklarimeve për gatishmëri, dialogu Kosovë–Serbi vazhdon të mbetet pa rezultate të prekshme në nivelin më të lartë politik. Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, u mbajt më 14 shtator 2023 në Bruksel, por përfundoi pa përparim konkret. Ndërkohë, Kaja Kallas, pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin më 22 shtator 2026, ka theksuar se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve duhet të ecë paralelisht me avancimin e të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian. Ajo ka rikujtuar se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, janë detyruese për palët dhe se zbatimi i tyre është përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave të zhvilluara në …