Besnik Tahiri: Qeveria “Kurti 4”, ende nuk ka paraqitur programin e saj qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e  Kosovës, Besnik Tahiri, ka shkruar se Qeveria “Kurti 4”, ende nuk ka paraqitur programin e saj qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar, ndonëse kanë kaluar gati pesë muaj nga përfundimi i zgjedhjeve. Ai ka shkruar se më tutje se qeveria ka prezantuar një agjendë legjislative dyvjeçare, por jo një vizion të qartë për vendin. “Kemi hyrë në muajin e pestë që kur përfunduan zgjedhjet, ndërsa Qeveria, ende nuk ka paraqitur programin e vet qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar. Ka sjellë një agjendë legjislative dyvjeçare, por jo një vizion të qartë për vendin. Një listë ligjesh, ku përsëriten nisma të bartura prej vitesh, nuk përbën strategji zhvillimore.Një qeveri pa program është pa identitet, ndërsa një qeveri pa prioritete legjislative mbetet edhe pa letërnjoftim politik” ka shkruar deputeti, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësi i AAK-së i përgjigjet kryetarit të Mitrovicës: “Çështjen tënde ia kemi lënë medias, s’ka ditë që s’të dalin skandale”

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj kryetarit të GUXO-s, …