Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e 9-të të rregullt

Në Viti sot është mbajtur mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe atë nën udhëheqjen e kryesuesit, Bekim Azizi. Në fillim të kësaj mbledhje ai i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së dokumenteve që fillimisht kishin kaluar përmes këtij komiteti dhe më pas në mbledhjet e rregullta të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje pos shqyrtimit të pikave të paraparë të rendit të ditës anëtarët e këtij komiteti ngritën edhe çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë. Ndonëse në këtë takim janë shqyrtuar dhe votuar më shumicë votash pikat e shumta të rendit të ditës u diskutua edhe për Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-shtator 2026, të cilat u prezantuan nga drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti.

Sipas këtij dokumenti gjatë kësaj periudhe janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlere prej 1.115.746,64€, shkalla e inkasimit, duke u bazuar në planifikimin vjetor është 86,18%. Po ashtu gjithmonë sipas këtij dokumenti buxhetor buxheti i alokuar për periudhën janar – shtator te vitit 2026 nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake, dhe donacionet janë 16.760.026,88€, ndërsa shpenzimet janë: 16.255.876,45€, shkalla e ekzekutimit te buxhetit per këtë periudhë 96,99% në krahasim me Alokimet për të gjitha programet dhe kategorit ekonomike.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe këto pika të rendit të ditës:

Procesverbali nga mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Propozim vendimi për miratimin e raportin për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe dëmeve tjera në territorin e Komunën e Vitisë.

Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit institucional dhe mbështetjen komunale për zhvillimin e projektit investues në fushën e teknologjisë së informacionit dhe infrastrukturës së të dhënave në lokalitetin e Sllatinës, Komuna e Vitisë.

Propozim vendimi për ngritjen e obeliskut dëshmorët dhe martiret e Verbanit.

Propozim vendimi për planin komunal për Ri integrimin e qëndrueshëm te personave te riatdhesuar dhe integrimin e te huajve ne Komunën e Vitisë 2026-2028.

Po ashtu u dha edhe një informatë mbi ndarjen e subvencioneve në DKRS gjate vitit 2026. Ndërkaq gjatë kësaj mbledhje në emër të ekzekutivit komunal ishte edhe zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili kryesisht ju është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa.

Ndërkaq jashtë rendit të ditës por me pajtimin e anëtarëve të KPF-së u shqyrtuan edhe:

Propozim vendimi për miratimin e nismës së kryetarit të komunës së Vitisë, për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e San Cosmo Albanese dhe Propozim vendimi për autorizimin e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e San Cosmo Albanese.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni shqyrton propozimet për plotësim dhe ndryshimin e Statutit të Komunës së Malishevës

Komisioni për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Malishevës ka filluar punën e …