Komisioni për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Malishevës ka filluar punën e tij lidhur me shqyrtimin e propozimeve për plotësimin dhe ndryshimin e dispozitave të Statutit të Komunës së Malishevës. Kjo mbledhje e komisionit është drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fatmir Ademaj.
Në këtë mbledhje të komisionit, morën pjesë nënkryetari i Komunës, Vesel Krasniqi, përfaqësues nga Zyra e Kryetarit, përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile.
Gjatë punës së Komisionit u paraqitën dhe u shqyrtuan propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e neneve të caktuara të Statutit të Komunës së Malishevës. Si akti themelor juridik i komunës, Statuti përcakton organizimin dhe funksionimin e institucioneve komunale, si dhe kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre.
Procesi i shqyrtimit, plotësimit dhe ndryshimit të Statutit ka rëndësi për avancimin e funksionimit institucional, harmonizimin e dispozitave komunale me legjislacionin në fuqi dhe përshtatjen e tyre me nevojat aktuale të qeverisjes dhe të qytetarëve të Komunës së Malishevës.