Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zhvilloi sot një takim pune lidhur me projektin e Hartës Zonale të komunës, ku u prezantuan dhe u diskutuan propozimet për planifikimin hapësinor të territorit komunal.
Harta Zonale përcakton shfrytëzimin e tokës dhe kushtet zhvillimore për zona të ndryshme, duke përfshirë banimin, aktivitetet ekonomike, infrastrukturën dhe mbrojtjen e hapësirave natyrore e bujqësore.
Ky proces synon të krijojë bazë për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim më të mirë të territorit, në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe perspektivën zhvillimore të Vitisë.