Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka njoftuar përmes një postimi të tij në rrjetet sociale se ka nënshkruar kontratën për furnizimim me pelet në vlerë prej 400 € për një ton, apo gjithsejtë 140 mijë euro.
Ai me këtë rast ka nënvizuar se komuna nën udhëheqjen e tij, dimrit i paraprinë me kohë, me planifikim dhe me përgjegjësi.
Postimi i tij:
Sot, nënshkrova kontratën për furnizim me 350 tonë pelet, me çmim prej 400€ për ton, për nevojat e Komunës së Rahovecit.
Dimrit i paraprijmë me kohë, me planifikim dhe me përgjegjësi.