U promovua libri “Deçani, ekuivalenca e një poetike atdhetare”, nga autorja Emine Boriçi

Në Qendrën Rinore në Deçan, u mbajt promovimi i librit “Deçani, ekuivalenca e një poetike atdhetare”, nga autorja Emine Boriçi, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj.

Kjo vepër trajton vlerat letrare, historike dhe kombëtare të Deçanit, duke vënë në pah rëndësinë e poezisë së Shkëlzen Ukëhaxhajt në pasurimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Komuna e Deçanit vlerëson dhe mbështet nisma të tilla kulturore, të cilat kontribuojnë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar te brezat e ardhshëm.

Kryetari Ramosaj ka uruar autoren Emine Boriçi për këtë vepër të çmuar dhe i ka dëshiruar suksese të mëtejshme në krijimtarinë e saj letrare.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e 9-të të rregullt

Në Viti sot është mbajtur mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe …