De Groot shmang komentimin për dënimet ndaj krerëve të UÇK-së, kërkon që kundërshtimet të trajtohen përmes sistemit ligjor

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Holandës, Dineke de Groot, ka refuzuar të komentojë përmbajtjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke iu referuar kompetencave të saj dhe rëndësisë së respektimit të procedurave ligjore. Megjithatë, deklaratat e saj vijnë në një kohë kur vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ka nxitur reagime të forta në Kosovë dhe ka hapur debat për drejtësinë e tij. De Groot ka pranuar se është në dijeni të ndikimit që aktgjykimi ka shkaktuar në Kosovë, por ka theksuar se kundërshtimet ndaj vendimeve gjyqësore duhet të adresohen përmes mekanizmave që ofron sistemi i drejtësisë. “ Mësova për të dhe e di se si po ndikon këtu në Kosovë. Besoj se ju të gjithë së bashku do të mund të reflektoni në një mënyrë që i shërben sundimit të ligjit. Brenda sistemit ka shumë mundësi për të reflektuar mbi këtë vendim dhe është e rëndësishme që kjo të bëhet”, ka deklaruar ajo. Duke folur për mundësinë e kundërshtimit të një vendimi që konsiderohet i padrejtë, De Groot ka nënvizuar se qytetarët dhe palët e përfshira duhet t’i shfrytëzojnë rrugët ligjore. “Nuk më takon mua të komentoj mbi gjykimin, por është e rëndësishme të theksohet se, sa herë që dikush mendon se një vendim nuk është i drejtë, është e rëndësishme që kjo të thuhet në shtetin tuaj dhe të shfrytëzohen mundësitë që ofron sistemi ligjor”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …