Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Komunës së Skenderajt, u shënua pensionimi i znj. Zejnije Selmani, Zyrtare e Bibliotekes, në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas një karriere të gjatë në shërbim të qytetarëve.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryesuesja e Kuvendit znj. Adelina Spahiu-Alija, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Kosovare Ahmeti, drejtorë tjerë komunal, zyrtarë komunalë, bashkëpunëtorë dhe familjarë.
Me këtë rast, drejtoresha Kosovare Ahmeti vlerësoi lart përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e çmuar të znj. Zejnije Selmanit ndër vite, duke theksuar se puna dhe angazhimi i saj kanë qenë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Skenderajt dhe një shembull i përgjegjësisë institucionale.
Të pranishmit i uruan znj. Zejnije shëndet, mbarësi dhe një pensionim të qetë, duke e falënderuar për kontributin e saj të vyer ndër vite.