Me shkas! Faton B.Mehmetaj – Bashkëbisedim më Gjeneral Abdyl Mushkolaj, komandant i Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”, epror i lartë në TMK, aktivist i përkushtuar i çështjes kombëtare, tërë jetën në aktivitet dhe në luftë kundër armiqve të Kosovës, i burgosur politik dhe pjesë e strukturave udhëheqëse të LPRK-LPK dhe organizatave tjera të fshehta, pjesëtar i gueriles së UÇK-së, i plagosur disa herë në frontet e luftës, arkëtar për fondin “Vendlindja Thrret”, për Bazel dhe Bazelan, udhëheqës dhe organizator i shumë tubimeve dhe protestave në Zvicer e shumë vende tjera të Evropës, kundër regjimit serb në Kosovë. Pasi ishte përgatitur në Shqipëri disa muaj, në Kosovë kishte hyrë, më 30 prill 1998 në mënyrë të organizuar për t’u bashkuar më radhët e UÇK-së. Gjeneral Abdyl Mushkolaj, në grupet ilegale të kohës ka bashkëpunuar më Tahir Mazrekaj, Agron Gërvallën, Kajtaz Krasniqin, Xhavit Bajraktarin, Avdyl Mexhit Koraga (Xhita), Xhavit Halitin, Gafurr Elshanin, Ali Ahmetin etj.

Tehu i bisedës që në fillim u drejtua ndaj gjykimit dhe dënimit të padrejtë të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së. Ky vendim nuk u muar në Hagë, por u vendos në Beograd thotë Gjeneral Mushkolaj. Në këtë rast drejtësia ndërkombëtare dështoi, dhe e humbi besimin e popujve të Evropës!
Unë gjithmonë do ti përgjigjem, sikurse edhe secili qytetar i këtij vendi që mendon kombëtarisht, vendimit dënues ndaj krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Jo në emrin tim. Motoja e popullit dhe e gjithë protestueseve, Jo në emrin tim është njëra prej shumë përgjigjeve që ju dha gjykatës së padrejt në Hagë nga populli i Kosovës, e cila mori vendim dënues në shkallën e parë të 16 shtatorit 2026 ndaj ish-drejtueseve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, nga gjykatës dhe prokuror kryekëput të instrumentalizuar nga Serbia.
Dënimi i tyre ishte tendencioz, me prova të zbehta që nuk kanë qëndrueshmëri. Më dënimin e Hashim Thaçit më shokë u dënua një popull i tërë, u dënua liria e Kosovës, u dënuan dëshmorët, liribërsit, u dënuan varrezat e dëshmorëve, u dënua lufta jonë çlirimtare që ndodhi pas 100 vitesh robëri, masakra, vrasje, burgosje, dhunime, dëbime masive nga vatrat tona, spastrim etnik, dhe luftëra të vazhdueshme për ta zhdukur si popull, popullin shqiptar. Dënimi i Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimit më shokë tjerë, është mohim i sakrificës tonë. Në këtë rast, është dënuar NATO, SHBA-të dhe vendet e Evropës që na ndihmuan për tu çliruar nga agresioni serb.
Vendimi dënues ndaj krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë, nuk ishte dënim vetëm i Hashim Thaçit më shokë, por i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më këtë dënim u cenua liria e Kosovës, u vu në pikëpyetje gjaku i dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot. Vendimi për dënimin e çlirimtarëve është turpi i drejtësisë ndërkombëtare. Me këtë vendim kjo gjykatë e ndikuar fund e krye nga Serbia dhe Rusia, e komprometoi veten dhe shkeli parimet e shenjta të drejtësisë ndërkombëtare. Populli i Kosovës e shprehu pakënaqësinë e vetë ndaj kësaj gjykatë që ishte puro politike, përmes protestave të shumta, organizimeve të panumërta dhe tubimeve të përditshme dhe ja bëri Hagës më dije se Kosova është varri i shumë krajlave e perandorive. Dënimi i krerëve të UÇK-së, e dinë secili prej nesh që nuk lidhet me fajësinë apo pastërtinë e atyre, por ndërlidhet direkt me dëmtimin e statusit të shtetit tonë dhe imazhin e Kosovës. Serbia për të arritur këtu pagoi miliarda euro.
Gjeneral Abdyl Mushkolaj flet për gjendjen e rëndë politike të krijuar në Qeverinë Kurti, fletë për rrugët e bllokuara të progresit, mungesën e demokracisë, për padrejtësitë që i ka fokusuar Qeveria Kurti ndaj shtresës më të lavdishme të shoqërisë sonë, veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive tjera intelektuale që nuk mendojnë dhe nuk përputhen më Qeverinë e Albin Kurtit. Gjeneral Mushkolaj foli gjerë e gjatë edhe për gjyqtarin Smith i cili bashkëpunoj më kriminelët serb, për ti gjykuar çlirimtarët. Smith në koordinim më strukturat e sigurisë dhe gjyqësisë në Serbi, përpunuan shumë dëshmitar në vitin 2017, të cilët më dëshmitë e tyre i paraprinë një gjyqi krejtësisht të një anshëm, duke e paraqitur Hagën filiale të gjyqeve dhe aparatit shtetëror serb.

U pa haptas që ata u dënuan më dëshmi të fabrikuara dhe të diktuara nga gjyqtari Smith, që duket hapur që është një filo serb dhe anti UÇK i përbetuar. Nuk ka krim më të rënd sesa me i dënuar dhe gjykuar jo fajtorët thotë Gjeneral Mushkolaj. Në historinë botërore të Hagës do të mbetet pikë e zezë gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe shokëve të tij ,dhe gjyqtari Smith do të mbetet ndër njerëzit më të urryer të globit sepse bëri padrejtësi të madhe.
Më së paku në emër të popullit mund të thirren këta gjyqtar. Populli është në mbrojtje të çlirimtarëve, dhe do të mbetet më ta gjithmonë. Që 6 vite e më shumë çlirimtarët e Kosovës u përballën më një gjyq të padrejtë dhe krejtësisht të një anshëm. Në këtë përballje kaq të egër dhe të padrejtë ata ishin edhe pa mbështetje institucionale, sepse kjo qeveri është parë hapur që është kundër UÇK-së. Kjo qeveri nuk la gur pa lëvizur, që liderët e UÇK-së të dënohen. Paraqitja e tillë është shumë e shëmtuar dhe ngre dilema të shumta rreth montimit të këtij gjyqi.

Edhe një gjë duhet ta dinë gjithsecili, thotë Mushkolaj: “Ata që dëshmuan rrejshëm kundër UÇK-së, duke u bërë shërbime, gjyqtarëve serb dhe aparatit të gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë në këmbim të pagesave të majme, kanë dalë kundër shtetit të Kosovës, por edhe e kanë mohuar lirinë dhe gjakun e dëshmorëve. Kjo shtresë e njerëzve do të përgjigjen herdokur para organeve të drejtësisë së Kosovës si tradhtar”. Të gjithë do të jemi në shërbim të Hashim Thaçit më shokë. Nuk do të pushojmë ditë as natë duke kërkuar drejtësi për ta dhe për lirimin e tyre. Serbia dha miliona euro për tu dënuar Hashim Thaçin dhe çlirimtarët. Kjo është padrejtësia e shekullit ndaj shqiptarëve.
Deçan-24.10.2026
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
