Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, duke vlerësuar se një sjellje e tillë krijon perceptimin se përballja me drejtësinë është çështje vullneti dhe jo detyrim ligjor. Përmes një reagimi publik, Musliu ka ngritur shqetësimin se mosdhënia e llogarisë nga drejtuesit e institucioneve mund të ndikojë negativisht në respektimin e ligjit dhe të krijojë standarde të dyfishta për qytetarët. Ajo ka theksuar se institucionet duhet të japin shembull në zbatimin e ligjit dhe se askush, pavarësisht pozitës shtetërore, nuk duhet të jetë mbi drejtësinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
