Me vendim të menaxhmentit pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë këtij muaji nuk do të mund të marrin pushim

Gjilan: Arrestohet 65-vjeçari i dyshuar për vrasjen e djalit dhe foshnjës së tij

Një 65-vjeçar është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e rëndë të djalit të tij 27-vjeçar dhe foshnjës disamujore, të cilët janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Demiraj. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të dielën rreth orës 08:47, pas dyshimeve për praninë e dy trupave të pajetë në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku është konstatuar vdekja e të dy viktimave. Hetimet fillestare, sipas Policisë, ngritin dyshime se ngjarja ka ndodhur brenda familjes. Lidhur me rastin është arrestuar babai 65-vjeçar i viktimës 27-vjeçar, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivin e mundshëm të kësaj ngjarjeje tragjike. Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kërkon kthimin e zhvillimit ekonomik në prioritet të Qeverisë: Siguria e investitorëve është thelbësore

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, ka kërkuar që zhvillimi ekonomik të rikthehet në krye të …