Bekim Blakaj thotë se nuk është humane të dënohen kriminelët serbët në mungesë, pasi u shkelen të drejtave e tyre njerëzore (!)

Bekim Blakaj shpreh paqartësi për mandatin e grupit punues për mbështetjen e mbrojtjes në Hagë

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka ngritur shqetësime lidhur me mandatin dhe kompetencat e grupit punues të themeluar për hartimin e strategjisë në mbështetje të ekipeve mbrojtëse të të akuzuarve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Blakaj ka thënë se ende nuk është e qartë se çfarë kompetencash konkrete do të ketë ky grup dhe në çfarë mënyre do të mund të ndikojë në proceset gjyqësore. Sipas tij, një ndër problemet kryesore me të cilat janë përballur ekipet mbrojtëse ka qenë mungesa e mjeteve të mjaftueshme financiare, e cila ka ndikuar edhe në vazhdimësinë e përbërjes së tyre. Blakaj ka rikujtuar se gjatë procedurave gjyqësore disa avokatë janë tërhequr dhe janë zëvendësuar, duke vlerësuar se largimi i tyre ka ndikuar në dobësimin e mbrojtjes. Ai ka shprehur gjithashtu dilema nëse grupi punues ka kompetenca për të siguruar mbështetje më të madhe financiare dhe për të përmirësuar koordinimin ndërmjet ekipeve mbrojtëse. Sipas Blakajt, mbetet e paqartë nëse strategjia e re do të adresojë problemin kryesor të identifikuar gjatë procesit gjyqësor: sigurimin e mjeteve të mjaftueshme për funksionimin dhe vazhdimësinë e ekipeve të mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kërkon kthimin e zhvillimit ekonomik në prioritet të Qeverisë: Siguria e investitorëve është thelbësore

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, ka kërkuar që zhvillimi ekonomik të rikthehet në krye të …