Komuna e Rahovecit, nën udhëheqjen e kryetarit Smajl Latifi, ka filluar zbatimin e premtimit për modernizimin e bujqësisë përmes serrave të mençura (SMART), duke fuqizuar mbështetjen për fermerët dhe duke krijuar mundësi për prodhimtari më efikase. Në kuadër të këtij angazhimi, fermerëve u janë ndarë gjithsej 74 serra, prej të cilave 26 me nga pesë ari dhe 48 me nga tre ari, si dhe tre mekanizma vetëmenaxhues për hapjen automatike të serrave. Përmes partneritetit me Fondacionin AGRODEV, projekti do të mundësojë edhe pajisjen e serrave me sisteme SMART për ujitje, plehërim dhe monitorim, me mbështetje financiare prej 400 deri në 750 euro për fermer. Kryetari Smajl Latifi po e orienton mbështetjen komunale drejt modernizimit të sektorit të bujqësisë, duke synuar që fermerët e Rahovecit të kenë qasje në teknologji bashkëkohore, kushte më të mira pune dhe mundësi më të mëdha për rritjen e prodhimtarisë. Ky projekt përbën një tjetër hap në mbështetjen e drejtpërdrejtë të bujqve dhe zhvillimin e bujqësisë moderne në komunën e Rahovecit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
