Komuna e Vitisë ka shpërndarë 47 pajisje bujqësore për fermerët përfitues, në kuadër të programit për mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Përmes Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, janë ndarë 17 rroto kosë dhe 30 freza për traktorë, me qëllim të lehtësimit të punëve bujqësore dhe rritjes së efikasitetit në prodhimtari. Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka theksuar se përkrahja e fermerëve mbetet një nga prioritetet e komunës, duke paralajmëruar vazhdimin e investimeve në këtë sektor. Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka shpërndarë sot 17 rroto kosë dhe 30 freza për traktor, pajisje këto që synojnë lehtësimin e punëve të përditshme dhe rritjen e efikasitetit në veprimtarinë bujqësore. Kryetari i komunës së Vitisë , Sokol Haliti, theksoi se mbështetja për fermerët mbetet një nga angazhimet e komunës, duke bërë të ditur se investimet në këtë sektor do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ai nënvizoi se pajisjet dhe mekanizmat që do të shpërndahen në vazhdimësi do të përcaktohen duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat konkrete të fermerëve vitias. Ndërsa drejtori Naim Pira vlerësoi rëndësinë e këtyre investimeve për zhvillimin e bujqësisë, duke theksuar se drejtoria që ai udhëheq do të vazhdojë të zbatojë programe mbështetëse për fermerët që merren me kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
