Komuna e Malishevës po vazhdon angazhimin për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, përmes aktiviteteve vetëdijesuese dhe ligjëratave informuese në institucionet arsimore dhe sociale. Në kuadër të kësaj fushate, në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë është organizuar një aktivitet vetëdijesues, i udhëhequr nga koordinatorja për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, ku morën pjesë drejtoresha e këtij institucioni, Besjanë Mazreku, dhe nxënës të shkollës fillore “Ibrahim Mazreku”. Drejtoresha Mazreku vlerësoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla, duke theksuar se Qendra për Punë Sociale përballet drejtpërdrejt me pasojat e kësaj dukurie dhe se vetëdijesimi është thelbësor për parandalimin e saj. Fushata, e cila ka nisur më 18 tetor, po zhvillohet përmes ligjëratave në shkollat e Komunës së Malishevës, me synimin që fëmijët dhe të rinjtë të informohen për rreziqet e trafikimit me qenie njerëzore, mënyrat e identifikimit të tij dhe rëndësinë e mbrojtjes nga kjo formë e rëndë e shfrytëzimit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
