Daniel Fried, ish-ambasador amerikan dhe ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, sheh mundësi për një angazhim më të koordinuar amerikan dhe evropian në rajon, por nuk pret ndonjë nismë të madhe diplomatike së shpejti. Sipas tij, Kosova duhet të forcojë marrëdhëniet me Uashingtonin dhe të mos shihet vetëm përmes mosmarrëveshjeve me Serbinë. Ai thekson rëndësinë e parimeve demokratike dhe të sundimit të ligjit si bazë për afirmimin e shtetësisë së Kosovës. Robin Brooks, ndërkaq, vlerëson se Prishtina nuk duhet ta lidhë politikën e saj të jashtme vetëm me administratën aktuale amerikane, por të ndërtojë marrëdhënie me të dyja partitë në Kongres. Ajo përmend edhe mundësinë e angazhimit të ligjvënësve amerikanë për të bindur pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës – Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë – që ta ndryshojnë qëndrimin e tyre. Në përfundim, ekspertët vlerësojnë se ndryshimi i përbërjes së Kongresit mund të krijojë hapësirë për vëmendje më të madhe ndaj Kosovës dhe rajonit, por përfitimi nga kjo mundësi do të varet edhe nga iniciativa dhe veprimet e vetë institucioneve të Kosovës.
Burimi: Radio Evropa e Lirë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
