Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka vlerësuar ambasadorin amerikan Wendt për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Pas mesazhit të ambasadorit drejtuar popullit shqiptar, Bajraktari e ka falënderuar atë për qëndrimin dhe përkushtimin ndaj partneritetit strategjik shqiptaro-amerikan. Në reagimin e tij, ai theksoi se miqësia me SHBA-në dhe aleanca ndërmjet dy popujve kanë rëndësi të veçantë, duke vlerësuar edhe angazhimin e ambasadorit për zgjerimin e mundësive ekonomike dhe avancimin e objektivave të përbashkëta. “Populli shqiptar është me fat që ka një ambasador amerikan që e kupton rëndësinë e aleancës strategjike ndërmjet Amerikës dhe popullit shqiptar”, ka shkruar Bajraktari. Në fund të mesazhit të tij, veprimtari shqiptaro-amerikan ka uruar suksese ambasadorit në misionin e tij, duke përcjellë edhe një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan. “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë”, ka përfunduar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
