Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: TËRHIQEM VULLNETARISHT!

(Në vend të sqarimit)

TËRHIQEM VULLNETARISHT!

Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, veteranit, pjesëtarit etj.

Kërkesë:

Më shumë mirësi dhe respekt, kërkoj që emri im, të tërhiqet nga lista e veteranit të luftës së UÇK-ës, që mbanë numrin rendor 66 të Statusi i Veteranit!
Që nga mosha ime rinore (në mundësitë e mia), jam përpjekur t’i përgjigjem zërit të atdheut për lirinë e të cilit obligohemi të gjithë. As njëherë nuk kam pranuar dhe nuk dua të pranoj privilegje që mund të dalin nga këto obligime!
Unë ndihem përjetësisht borxhli ndaj atdheut- atdheu nuk më ka asnjë borxh mua!

Prandaj:

Kërkoj publikisht nga Komisioni i lartshënuar që të tërhiqet emri im (me numër rendor 66), nga lista e “Statusit të Veteranit”. Unë veten e konsideroj vetëm luftëtar të lirisë dhe asgjë më shumë!

Me shumë përzemërsi
CH-11-06-2015
Kreuzlingen

P.S.

Atëherë (sa po është publikuar kjo listë, unë kam pasur numrin rendor 66. Në listën e tanishme figuron numri 245). Cilido qoftë numri rendor, atëherë dhe tani, kudo që cektë emri im, tërheqja ime vullnetare nuk ndryshon. Këtë e kam bërë publikisht me datë 11.06.2015
faleminderit për mirëkuptim.
CH-15-11-2026
Mehmet Bislimi  

Kontrolloni gjithashtu

Enri Albert ZHOLI: Paketa e re fiskale dhe barra që rëndon heshtazi mbi qytetarët

Enri Albert ZHOLI: Atdheu nuk është pronë e partive, shteti nuk është pronë e qeverisë

Pas kaq shumë vitesh demokraci, është e kuptueshme lodhja dhe zhgënjimi i njerëzve. Ndërrohen qeveritë,ndërrohen …