Komuna Skenderaj: Lumi nuk është vend për mbeturina, por pasuri e përbashkët që duhet ta mbrojmë të gjithë!

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka realizuar aktivitetin e pastrimit të lumit në kuadër të angazhimit për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm. Nga afër punimet i ka përcjellë drejtori i kësaj drejtorie, Arbër Geci, i cili ka parë nga afër ecurinë e aksionit.
Njëkohësisht, apelojmë te të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi ndaj mjedisit, duke mos hedhur mbeturina në lumenj dhe hapësira publike. Hedhja e mbeturinave në mënyrë të papërgjegjshme dëmton natyrën, ndot ujin dhe rrezikon shëndetin e të gjithëve.
Lumi nuk është vend për mbeturina, por pasuri e përbashkët që duhet ta mbrojmë të gjithë!

Kontrolloni gjithashtu

Mekanizmi Koordinues Lokal në Viti diskutoi rritjen e rasteve të dhunës në familje

Në Viti u mbajt mbledhja e rregullt e Mekanizmit Koordinues Lokal për Mbrojtjen nga Dhuna …