Çlirim Haziri: Ligji për UÇK-në nuk duhet të kthehet në garë politike mes partive

Përfaqësuesi i Platformës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka kërkuar që dakordimi për hartimin e një ligji të ri për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të mos shndërrohet në përplasje apo garë politike mes partive, por të trajtohet si rezultat i mobilizimit qytetar dhe protestave. Haziri ka theksuar se çështja e nevojës për një ligj për UÇK-në tashmë është tejkaluar dhe se fokusi duhet të jetë te përmbajtja dhe përmirësimi i tij, pa përpjekje për përvetësim të meritave politike. Ai ka kundërshtuar përpjekjet që ky proces të paraqitet si meritë e një partie apo e një subjekti të caktuar politik, duke vlerësuar se qëllimi duhet të jetë i përbashkët. “Qëllimi im dhe duhet të jetë i përbashkët të mos e ngjyrosin politikisht. Mos të bëjmë një garë politike se a e ktheu ligjin dikush, a kthei dikush tjetër. A po don me përmirësu dikush, a s’po don me përmirësu dikush tjetër. Qëllimi këtu është veç një, sot po flasim për ligj të UÇK-së. Është mbyll një kapitull. UÇK-ja do të ketë ligj”, ka deklaruar Haziri.  “Po të mos ishte protesta s’do të ishte as gjashtë muaj më vonë. Kjo është meritë e protestës. Është meritë e protestuesve në shesh”, ka thënë ai. Haziri ka kërkuar që merita për këtë zhvillim t’u njihet qytetarëve që dolën në protesta, ndërsa partitë politike të përqendrohen në hartimin e një ligji që i përgjigjet qëllimit për të cilin u kërkua.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj kritikon zvarritjen e veprimeve për Gjykatën Speciale

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zvarritjen e veprimeve institucionale lidhur me Gjykatën Speciale, …