KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Ligji i kthyer nga Presidentja duhet të marrë epilog deri të hënën, ligji i ri nis nga zeroja

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka sqaruar se Kuvendi duhet ta përmbyllë deri më 23 nëntor procedurën për Ligjin për Dhomat e Specializuara, të kthyer për rishqyrtim nga Presidentja Justina Shiroka-Pula. Për ta përmbysur vendimin e Presidentes nevojiten së paku 61 vota. Nëse kjo shumicë nuk sigurohet, ligji konsiderohet i pa miratuar.
Ndërkaq, dakordimi i PDK-së dhe LVV-së për hartimin e një projektligji të ri nënkupton nisjen e një procedure të re legjislative, nga fillimi. Sipas Cakollit, në procedurë të rregullt, miratimi i një projektligji të tillë mund të zgjasë dy deri në tre muaj, ndërsa afatet mund të shkurtohen vetëm përmes mekanizmave të lejuar nga Rregullorja e Kuvendit. Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se është arritur dakordim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për një projektligj të ri, i cili do të mbështetet në tekstin e miratuar më 6 tetor, por do të përmbajë ndryshimet e nevojshme juridike. Çitaku ka deklaruar gjithashtu se për këtë nismë kanë marrë zotimin e Qeverisë për mbështetje.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj kritikon zvarritjen e veprimeve për Gjykatën Speciale

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zvarritjen e veprimeve institucionale lidhur me Gjykatën Speciale, …