Isa Ferizaj: TI FRYMON ME LAVDINË!

* Kushtuar heroit të gjallë, kreshnikut të luftës për lirinë e Kosovës dhe Bashkimin Kombëtar, Jakup Krasniqit, që mbahet padrejtësisht në burgun e Hagës
Yti ballëlart rrezelarë, bash si diell lirie;
E zjarrtë zemërjotja, zjarrprush shqiptarie!
I fytyrës sate reliev, libër jetëqendrese;
Yti shikim, fari, brigjesh caqekthese!
Derdhur fisnikërie, Jotja mjekër bardhoshe;
E kërleshura, si krifë luani, në cak stuhie !
Shpoi Yti shikim, acar, mure e, ndalesë;
Ballë Teje, kombit, e liga s’njeh pendesë!
Erdhe Tokënënës, i pathyeshëm, fitimtar;
Thinjur luftrash, o zemërqelibari krenar!
Yti ideal, jo, nuk t’u plak padrejtësie,
Frymon jetë, nga gjak lirie, o yll lavdie!
Zërin, zemrën ia fale lavdimadhes UÇK;
Në ditënetëzeza, fjalëjotja, jetë dhe rrufe!
Jetë ajo i dha lirisë, ballë betejash, flamur;
Se ishe, o hero Jakup, burri palcëgurë!
Zhbëre kurthe serbo-ruse në specialen akuzë;
Qendrove si Promete, liriadheu, Jotja kauzë!
Ti, lavdizë i UÇK, ende po i flet botës;
Jehonë legjendash Yt zë, jehon tej motesh!
Dorëjotja ngritur lart, si shqipe në beteja;
Ajo si yni Flamur, valëvitet mes rrufesh.
Grushtmbledhura ajo, saj vjen Botëreja;
Godet ferrin grusht i saj, ai jetës i qesh!
Nuk të lanë t’i bashkosh lotët me lot;
I druhej ligësia dallgëlotve mos e mbytin;
Në tonit komb detlot, zhytur kjo Evropë;
E kombit dorëngritur, ligësisë ia zë fytin!
As fabrikime me trillime, s’të ligështuan;
Zhytet, por s’mbytet, e drejta, prore fiton!
O hero historibërës, për Ty lavdia shkruan;
Ti, viganqëndresë, në gjokskomb medaljon!
Ty,o bir Dardanie, dot s’të theu çmenduria;
Si në luftë dhe në paqë, yti gjen, shqiptaria!
Historilavdia, Jotja mike, jo, s’e tradhtove;
Burgjeferrit, nuk u theve, stoik qëndrove!
I tregove botës, hero, tëndën forcë burri;
Ti i the ligësisë:‘Jam, më i fortë sesa guri!’
Si përbindëshin, ç’e godite padrejtësinë;
Ti, rrjedhash epoke, frymon me lavdinë!
Tiranë, më 23.11.2026

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Skёnder Demaliaj: REFORMIMI I ARSIMIT TË LARTË DHE ZHVILLIMI I EKONOMISË II

Dr. Skënder Demaliaj: Zhvillimi i Arsimit në Krahinën e Bytyçit në Vitet 1923-1944

Në datën 21 nëntor 2026, ora 10:00 në mjediset e Shkollës së mesme “Murat Paci” …