Enver Hoxhaj takon deputeten britanike Alicia Kearns në Berlin: Kosova është me fat që ka miq të tillë!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me deputeten e Parlamentit britanik, Alicia Kearns, në kuadër të Forumit të Politikës së Jashtme, që po mbahet në Berlin.

Pas takimit, Hoxhaj ka ndarë një fotografi dhe një mesazh në Facebook, ku e ka cilësuar Kearnsin si një mike të veçantë të Kosovës dhe një zë të fuqishëm në mbështetje të vendit në arenën ndërkombëtare.

Ai ka vlerësuar angazhimin dhe kontributin e deputetes britanike për Kosovën, si në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ashtu edhe në forumet dhe institucionet ndërkombëtare.

“Kosova është me fat që ka miq të tillë!”, ka shkruar Hoxhaj, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes së miqve ndërkombëtarë për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Jakup, unë kam me të pritë, vëlla, edhe pse jam 87 vjeç” – monologu prekës i Daut Krasniqit

“Jakup, që tri ditë po vij te kjo derë. Tri ditë po pres me ta …