Më 26 nëntor përurohet lapidari në nderim të Jakup Krasniqit në vendlindjen e tij, në Negroc

Në hyrje të fshatit Negroc, vendlindjes së ish kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi, më 26 nëntor do të përurohet lapidari në nderim të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ceremonia e përurimit do të mbahet në orën 12:00. Këtë e ka konfirmuar Agron Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit. Ndërkohë, Jakup Krasniqi gjatë fundjavës përfundoi vizitën disa ditore në familjen e tij në Prishtinë, të cilën e realizoi për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes. Zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, në vendimin e shkallës së parë. Aktualisht, mbrojtja e tij, sikurse edhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, është duke u përgatitur për procedurat e ardhshme në Gjykatën e Apelit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramë Buja nuk përjashton angazhimin në drejtimin e PDK-së, por thotë se nuk ka pasur ftesë konkrete

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja, është deklaruar lidhur me mundësinë …