Faton Abdullahu

Faton Abdullahu: Opozita duhet t’i qaset ndryshe demarkacionit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës,  Faton Abdullahu, ka thënë se opozita duhet t’i qaset ndryshe demarkacionit. Ai kërkuar nga opozita që të pranojë ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për të dialoguar për çështjen e demarkacioni. Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e vendosur për të ratifikuar versionin aktual të demarkacionit. Ai po ashtu ka deklaruar se Lista Serbe do të votojë pro demarkacionit. Duke i mohuar zërat se për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, Qeveria po bën pazare me Beogradin, paralajmëron se vitin e ardhshëm Kosova do të bëhet me Ushtri. “Kryeministri Mustafa nuk hyn në asnjë pazar që të dëmtohet interesi i Kosovës”, ka thënë Abdullahu.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …