Aktivitete në Shoqatën Demokratike Çamëria – dega Vlorë

Aktivitete në Shoqatën Demokratike Çamëria – dega Vlorë

Në Shoqatën Demokratike Çamëria – dega Vlorë, dje ishin në një vizitë, kryetari i Ballit Kombëtar të Kosovës, z.Selman Berisha, dhe sekretari organizativ i Ballit Kombëtar të Kosovës – dega Gjakovë, z.Minator Avdiaj. Me këtë rast miqtë nga Kosova, z. Selman Berisha dhe z. Minator Avdiaj u pritën nga z.Xhemil Lato, Skender Beqiri, Dritan Lluka, Ahmet Xhani dhe Rrustem Geci. Në këtë bashkebisedim miqte nga Kosova u informuan për veprimtarinë e Shoqatës Demokratike Çamëria me qendër Hagë-Hollandë, dhe me veprimtarinë e Shoqatave dhe Këshillave Ndërkombetar në Evropë, Kosovë, Amerikë, Skandinavi, dhe Shqipëri, për sensibilizimin e çështjes çame në kuadër të zhvillimeve të fundit në Parlamentin Europian, dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Përz.Selmani dhe z.Minator Avdiaj, realizuam një vidoekonferencë me presidentin e Shoqatës Demokratike Çamëria me qendër Hollandë dhe Këshillave Ndërkombetar të Çamërise në Evropë dhe Amerikë. Presidenti i Shoqatës Demokratike Çamëria i uroi miqtë z.Selman dhe z.Minatori për mundësitë e bashkëpunimit për çështjen çame.

(Rrustem Geci – Vlorë)

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …