leoni

Ministrja Hoxha, mori pjesë në konferencën për Ditën e BE-së kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ministrja Hoxha, mori pjesë në konferencën për Ditën e BE-së kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Në shënimin e Ditës së Bashkimit Evropian, kundër trafikimit me qenie njerëzore, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka deklaruar  se është rritur përkushtimi dhe aktivitetet e përbashkëta institucionale për parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore por kërkohet ende angazhim i shtuar kundër kësaj dukurie. “Qëllimi ynë i përbashkët është veprimi dhe rezultatet pozitive kundër trafikimit. Duhet të jemi të gatshëm të marrim modele të suksesshme të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore, ashtu që të jemi sa më efektiv në punën tonë”, theksoi ministrja Hoxha dhe vuri në dukje se Kosova është bashkëpunëtore e denjë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Vendimi i ministres Hoxha për rishikimin e Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale, është synim për fuqizimin e mëtejmë të legjislacionit të fushës penale dhe kundër të gjitha formave të trafikimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …