Sot përfundon punimet sesioni i shtatë i Seminarit të 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Sot përfundon punimet sesioni i shtatë i Seminarit të 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Sot përfundon punimet sesioni i shtatë i Seminarit të 93-të  të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili për herë të parë po mbahet në Kosovë. Në këtë seminar paraqesin fjalën e tyre: kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.  Ndërkohë bëhet e ditur se kryeministri Mustafa ka folur për rolin e NATO-s në Kosovë.  Ai tha se forcat e KFOR-it janë ende të domosdoshme në vendin tonë, sepse  sipas tij qytetarët gëzojnë një besim të plotë te këto forca.  Kosovë është ende e interesuar për praninë e forcave paqeruajtëse në vend, ka thënë mes tjerash kryeministri Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …