leoni

Edi Rama

Vettingu do të kryhet pavarësisht vonesave ka thënë kryeministri, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e sheh vendimin e pezullimit për ligjin e Vettingut nga Gjykata Kushtetuese si shprehje e rezistencës nga një aleancë që i druhet Reformës në Drejtësi, ashtu sikur i druhet  edhe opozita. Mirpo Rama duke folur për mediet shprehet i sigurtë se Vettigu do të kryhet pavarësisht vonesave që po krijon kjo aleancë dhe se atij nuk do të mund t’i shmanget askush. Reforma në Drejtësi solli përplasje edhe në koalicionin qeverisës, duke ngritur pikëpyetje në vazhdimësinë e tij. Kryeministri thotë se ai e ka të qartë të ardhmen dhe pret vendimin e LSI –së. Debate në koalicion shkaktoi edhe deklarata e Ministrit të Drejtësisë për përfshirjen e ushtrisë në betejën e shtetit me kultivuesit e kanabisit, por Rama thotë se ai ishte vetëm një mendim personal. Kryeministri pohon se mazhoranca është gati të amendojë ligjin për importin e mbetjeve pasi presidenti e ktheu për rishqyrtim në kuvend, por përjashton mundësinë e  shfuqizimit të tij siç kërkojnë shoqatatat ambientaliste.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …