David Schwendiman

Kryeprokurori i “Speciales” David Schwendiman, do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë dhe në Beograd

Prokurori i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, David Schwendiman, do të qëndrojë  në Prishtinë dhe në Beograd orej 7 deri më 11 nëntor 2016. Ai vjen në Kosovë në cilësi të kryeprokurorit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar me qëllim për ta  nënvizuar zotimin për ta përmbushur mandatin e tij në mënyre të pavarur dhe energjike. Në Prishtinë, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë, Kryeprokurorin e Shtetit, dhe zyrtarë të EULEX në Kosovë dhe me disa nga ata  të bashkësisë ndërkombëtare. Në Beograd, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë, të Prokurorisë për Krime Lufte, nga ku me siguri se do të pajiset edhe me dosjet e kohës së regjimit të Milosheviqit, për gjoja krimet që kanë kryer shqiptarët kundër serbëve dhe spiunëve të tyre në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …