leoni

Partia e Drejtesise

PD e Kamenicës kërkon nga anëtarësia që mos të bien pre e manipulimeve të ish-kryetatit, Ferid Agani

PD dega në Kamenicë njofton anëtarësinë e gjerë, që mos të bien pre e manipulimeve nga një grup njerëzish në krye me ish Kryetarin e PD-së z. Ferid Agani, tashmë të shkarkuar në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së, i cilët në mënyrë jo ligjore e shumë klandestine po organizon kuvende kinse në emrin e PD-së. PD informon opinionin se në atë kuvend, pjesa dërmuese e tyre nuk kanë asnjë lidhje me anëtarësinë e saj në qytetin e Kamenicës, por janë struktura të klandistuara nga qytete tjera për të plotësuar numrat e nevojshëm për kuvende, edhe ashtu pa kuorum. Lidhur me këtë veprim sa ilegal po aq i ulët, Kryetarja e degës së PD-së znj Flora Mahmuti dënon ashpër këto veprime mjaftë tendencioze pikërisht në kohen kur ndaj KQZ-së po ushtrohet presion që të vonoj certifikimin e kuvendit të PD-së të mbajtur me 28 Shtatorë, i përkrahur nga shumica dërmuese e degëve të PD-së. Agani po mbjell klimë përçarëse në Gjilan thuhet në në një komunikatë nga Partia e Drejtësisë në këtë qytet.

Çerkezi: Të zbardhet sa më shpejt rasti i vdekjes së Astrit Deharit

Ndjehemi të tronditur me lajmin për vdekjen e dyshimtë te aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.  Në emër të anëtarësisë së gjerë të Partisë së Drejtësisë i shprehim ngushëllimet më të thella për familjarët e të ndjerit, subjektit të VV-së, si dhe shfrytëzojmë rastin të bëjmë thirrje organeve kompetente që sa më parë të zbardhet e vërteta mbi këtë rast.  Raste të tilla jo veç se janë humbje për shoqërinë tonë por njëherit është humbje edhe për rolin e institucioneve të vendit dhe vet shtetin e Kosovës.

Sylejman Çerkezi

Kryetar i Partisë së Drejtësisë

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …