Gjukanoviq: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kisha Ruse janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse

U pengua plani rus për vrasjen e Milo Gjukanoviqit

Një prokuror special që po heton tentimin e muajit të kaluar për të dëmtuar procesin zgjedhor në Mal të Zi ka thënë të dielën se një grup i “nacionalistëve rusë” kishin planifikuar vrasjen e kryeministrit Milo Gjukanoviq në mënyrë që një parti tjetër opozitare të vijë në pushtet. Mali i Zi ka qenë e përfshirë nga teori konspirative që nga zgjedhjet e 19 tetorit kur autoritetet atje arrestuan 20 shtetas serbë në kufi me Serbinë, të akuzuar për planifikim të sulmeve të armatosura kundër institucioneve shtetërore, raporton Reuters. Partitë opozitare kanë thënë se puçi i dyshuar është fabrikuar dhe kanë akuzuar Gjukanoviqin se po i shfrytëzon shërbimet e sigurisë për të ndihmuar vazhdimin e dominimit të tij gjysmë shekullor mbi Malin e Zi. Para votimeve, Gjukanoviq tha se Rusia po e financonte opozitën në mënyrë që të çorientonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Ndërkaq partitë opozitare, shumë prej tyre edhe përkrahëse të NATO-s, e kanë mohuar këtë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …