Buja: Deklarata e Mustafës e pamatur por e kuptueshme për gjendjen e tij frustuese

Shukri Buja ka kërkuar zgjedhje të reja dhe prishjen koalicionit me LDK-në

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Shukri Buja ka deklaruar se propozimi i buxhetit për vitin e ardhshëm është i dështuar për shkak se i ngarkon bizneset e qytetarët dhe s’i plotëson kërkesat e veteranëve. Buja thotë se Qeveria ka dështuar me zhvillim ekonomik, me mosvotimin e demarkacionit dhe me asociacionin. “Shpresoj që të harmonizohet projektbuxheti i propozuar. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë do të ketë vështirësi të kalohet ky buxhet në Parlament.  “Buxheti i rritur jashtë normave ka rrezik t’i ngarkojë qytetarët e Kosovës dhe bizneset, për shkak të trysnisë që do t’ju bëhet dy palëve për të akumuluar të hyra, në mënyrë që të mbërrihet buxheti i planifikuar”, ka shtuar ai. Shukri Buja ka deklaruar se jo vetëm për shkak të buxhetit, por edhe për shkak të dështimeve të tjera të Qeverisë duhet shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …