Xhavit Haliti

Xhavit Haliti dhe Sllobodan Petroviq marrin pjesë në takimin e AP të NATO-s në Stamboll

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ministrat e lartë të qeverisë do t’iu bashkohen  ligjvënësve gjatë katër ditëve në Stamboll në Sesionin Vjetor të 62-të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës,  i kryesuar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe nënkryetari tjetër, Slobodan Petroviq do të marrin pjesë në  Sesionin Vjetor të 62-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që nis këtë të shtunë në Stamboll. Në një komunikatë për medie nga AP e NATO-s thuhet se parlamentarët nga vendet e NATO-s do të mblidhen këtë javë për t’i vlerësuar përgatitjet e Aleancës për rritjen e prezencës së saj ushtarake në shtetet Baltike dhe Poloni, si përgjigje ndaj kërcënimeve të Rusisë, dhe për zhvillimin e mënyrave për ta mposhtur terrorizmin në vend dhe në Lindjen e Mesme.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …