Komuna e Drenasit

PDK-ja dhe LDK-ja po marrin pjesë aktive në fushatën zgjedhore në Drenas

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, kryekuvendari Veseli dhe ministra e zyrtarë të tjerë të lartë të PDK-së po marrin pjesë aktive në mbështetje të kandidatit për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ngjashëm po vepron edhe LDK-ja e cila ka filluar të ringjallet në bastionin e PDK-së. Në mbështetje të kandidatit të kësaj partie, Bedri Nika ka marrë pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zyrtarë të lartë të partisë. I vetmi kandidat që po i sfidon të përzgjedhurit e dy partive më të mëdha është z Xhemajlaj, nga Nisma për Kosovës, meqë kandidatët e pavarur iu dorëzuan PDK-së dhe hoqën dorë nga gara për kryetar  komune edhe pse kishin paralajmëruar fitore të sigurt.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …