FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës në shënim të Ditës së Forcës nesër organizon “Ditën e Hapur”

Forca e Sigurisë së Kosovës për nderë të Ditës së Forcës nesër  organizon “Ditën e Hapur” ku qytetarët mund të vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, në: Prishtinë, Mitrovicë, Burim, Ferizaj, Gjilan, Prizren dhe Pomozatin.

Agjenda për “Ditën e Forcës”:

 -Nesër në orën 10:20 ministri i FSK-së, Haki Demolli, viziton kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë dhe do të jap një deklaratë për media.

 -Në orën 12:15-13:30 komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pret në vizitë Ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie për nderë të “Ditës së Forcës” në kazermën e FSK-së në Gjilan.

 -Në fund të vizitës, ambasadori Amerikan Greg Delawie dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama do të japin deklaratë për media.

 -Fillimisht, mediet ftohen në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë (ora 10:20), dhe vazhdohet për në kazermën “New Born” në Gjilan. Transporti për gazetarët është i siguruar nga MFSK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …